Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha Pret Nje Grup Biznesmenesh Austriake Te Sektorit Minerar
English

Kryeministri Berisha Pret Nje Grup Biznesmenesh Austriake Te Sektorit Minerar

TIRANE, 23 Qershor/ATSH/. - Kryeministri Berisha prit sot një grup biznesmenësh austriakë, të përbërë nga Alexander Krasner dhe Michael Mogilevsky, përfaqësues të kompanisë Industrial Minerals, e cila e ka shtrirë aktivitetin e saj në shumë vende si Turqi dhe në rajon dhe Drejtorin Ekzekutiv të kompanisë TSC (Trade Sevice Consulting) Stephan Lehmden. Sipas Zyres se Shtypit te Kryeministrise, përfaqësuesit e kompanive u shprehën se janë rezultatet e publikuara së fundi mbi ekonominë shqiptare dhe performanca e saj që kanë bërë grupin e tyre të marrë vendim të përfshijë edhe Shqipërinë në hartën e investimeve të tyre. Ata vlerësuan potencialin e rezervave minerare në Shqipëri, si dhe reformat e ndërmarra nga qeveria në këtë sektor. Interesi i tyre konsiston në projekte të mëdha shfrytëzimi të mineraleve si krom, bakër, hekur nikel, etj. Kryeministri Berisha i falënderoi për projektidetë e propozuara dhe, pasi u bëri shkurtimisht paraqitjen e reformave të ndërmarra nga qeveria e tij dhe atyre në vijim në industrinë nxjerrëse, theksoi faktin se së shpejti, Shqipëria do të anëtarësohet në nismën e transparencës së industrive nxjerrëse. Kryeministri i garantoi ata se do të kishin mbështetjen e plotë të qeverisë dhe strukturave të saj, për t'i çuar drejt suksesit projektet e tyre në këtë sektor strategjik, shumë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Kryeministri Berisha përmendi edhe traditën shumë të mirë të bizneseve austriake, tashmë në projekte të mëdha në Shqipëri. /a.ke/
KOMENTE