Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Projektet Berthamore: Shqiperia Protokoll Shtesë Për Marreveshjen Me Anea
English

Projektet Berthamore: Shqiperia Protokoll Shtesë Për Marreveshjen Me Anea

-Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin diskuton projekligjin mbi këtë marrëveshje- TIRANE, 23 Qershor /ATSH-E.Xhajanka/- Në kuadër të planifikimit të projekteve në fushën e energjisë bërthamore, Shqipëria duhet të bindë së pari Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike(ANEA) se do të aplikojë të gjitha garancitë e duhura në kuadrin e zbatimit të tyre. Eshtë pikërisht projektligji "Për ratifikimin e Protokollit shtesë të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, për zbatimin e garancive në të gjitha veprimtaritë bërthamore të Shqipërisë", që parashikon të plotësojë të gjithë kuadrin ligjor për shfrytëzimin e energjisë atomike në vendin tonë. Në Komisionin e përhershëm të Kuvendit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ku u diskutua sot në parim projektligji mbi këtë marrëveshje, ekspertët e fushës vunë theksin në rëndësinë që merr miratimi i këtij projektligji në plotësimin e kuadrit rregullator dhe ligjor për sipërmarrësit në fushën e prodhimit të energjisë bërthamore në vendin tonë. Milo Puneshka, përfaqësues i Agjencisë Kombëtare Bërthamore, tha se "marrëveshjen me ANEA-n Shqipëria e ka nënshkruar që prej vitit 1967, por përmirësimet dhe ndryshimet e parashikuara në protokollin shtesë të këtij projektligji, synojnë të adaptojnë standardet e risitë në prodhimin e energjisë bërthamore". Ai e vlerësoi këtë projektligj, si një faktor të rëndësishëm që do t'i hapë rrugë sipërmarrjes bërthamore mbi baza ligjore dhe standarde ndërkombëtare. Ndërsa për përfaqësuesin e opozitës, Blendi Klosi, ky projektligj vjen për shqyrtim në komisionet e Kuvendit në një kohë të vonuar, ndërkohë që sugjeroi ai, Agjencia Kombëtare Bërthamore duhet të jetë nën varësinë e Presidentit të Republikës dhe jo të Kryeministrit të vendit. Komisioni do të vijojë javën që vjen diskutimin nen për nen të këtij projektligji./s.s./
KOMENTE