Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Withers: Apel Për Të Përmirësuar Kushtet E Jetesës Së Romëve
English

Withers: Apel Për Të Përmirësuar Kushtet E Jetesës Së Romëve

TIRANË, 23 Qershor/ATSH/.- Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, John Withers, apeloi sot për pëmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit rom në Shqipëri. Pas një takimi me banorë të këtij komuniteti që jetojnë në rrethinat e Tiranës, ambasadori amerikan shprehu keqardhjen për "kushtet e vështira ku jetojnë romët". "Unë mund të reflektoj atë që Sekretarja e Shtetit, znj. Klinton dhe Qeveria amerikane kanë thënë se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me organizatat jofitimprurëse dhe autoritetet vendore, për të bërë gjithçka që është e mundur, për të siguruar të drejtat e njeriut për komunitetin rom", u shpreh kryediplomati amerikan në Tiranë. Ai tha se vizita e sotme pranë banorëve romëve e ndihmoi për të parë dhe ilustruar situatën e këtij komuniteti, si dhe mënyrat për t'i ndihmuar. "Jam në dijeni të hartimit të një plan-veprimi për të ndihmuar komunitetin rom dhe për këtë do të kërkoja vëmendjen e atyre që janë përgjegjës për ta zbatuar këtë plan, në mënyrë që të bashkëpunojmë së bashku dhe ta përmirësojmë situatën e rënduar", u shpreh Withers. Aktualisht, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta po zbaton strategjinë "Për përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit rom", që përfshin arsimin shkollor dhe parashkollor të fëmijëve të këtij komuniteti, punësimin, strehimin etj./a.s/ /s.s./
KOMENTE