Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryediplomati i Emirateve nesër në Shqipëri, inauguron aeroportin e Kukësit
English

Kryediplomati i Emirateve nesër në Shqipëri, inauguron aeroportin e Kukësit

Tiranë, 24 Qershor, NOA – Ndërsa i është vënë emri “Sheikh Zayed”, aeroporti i Kukësit do të inaugurohet nesër përmes një ceremonie të posaçme, në të cilën do të jetë i pranishëm vetë ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Lajmi konfirmohet prej burimeve zyrtare të dikasterit të Jashtëm për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, kryediplomati i Emirateve mbërrin nesër në Shqipëri, ku pas një takimi dhe një konference të përbashkët shtypi me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta, ai do të marrë pjesë në inaugurimin e aeroportit të Kukësit “Sheikh Zayed”.

Ndërkaq, mësohet se gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Al Nahyan do të takohet edhe me:

kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe presidentin e Republikës Bamir Topi.

n.e/NOA

KOMENTE