Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kishte futur heroinë në paketën e cigareve, arrestohet në flagrancë
English

Kishte futur heroinë në paketën e cigareve, arrestohet në flagrancë

Korçë, 25 Qershor, NOA – Forcat e policisë së Korçës kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 19-vjeçarit Bernard Qelemeni, banues në këtë qytet, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet dhe iu bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi pluhuri me ngjyrë bezhë e ngjashme me atë të lëndës narkotike heroinë me peshë 2.6 gramë.

Konfirmuar për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Korçës, thuhet se ajo ishte e vendosur në një paketë Filip Morris dhe një sasi materiali bimore me ngjyrë jeshile e ngjashme me atë të lëndës narkotike marjuanë, me peshë 2.4 gr e vendosur në një mbajtëse telefonash.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE