Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza - Rumani - Turma Kundër Masave Të Kursimit, Tenton Të Sulmojë Presidencën
English

Kriza - Rumani - Turma Kundër Masave Të Kursimit, Tenton Të Sulmojë Presidencën

ROMË, 25 qershor /ATSH-ANSA/ - Rreth njëmijë persona dolën protestuan sot në Bukuresht dhe tentuan të sulmonin selinë e presidencës, para se të bllokoheshin nga policia, në një manifestim kundër masave të kursimit që janë parashikuar për t'u përballur me krizën e rëndë që po godet vendin, thuhet sot në botimin elektronik të "Voice of Russia". Turma doli sërish nëpër rrugë dhe më pas u shpërnda nga policia, pikërisht kur qeveria njoftoi se po punonte për të përgatitur masa alternative për reduktimin e deficitit, kur vetëm disa orë më parë Gjykata e Lartë e përjashtoi planin e miratuar më parë pasi sipas saj thyheshin disa ligje të Kushtetutës. Rumania kërkoi dhe mori nga FMN-ja një borxh prej 20 miliardë dollarësh, dhënia e të cilave aktualisht është ngrirë, në pritje që Bukureshti të konkretizojë masat për reduktimin e borxhit. /e.v/
KOMENTE