Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukës: Dhuna Në Familje E Pranishme, Por Rrallë Denoncohet
English

Kukës: Dhuna Në Familje E Pranishme, Por Rrallë Denoncohet

KUKËS, 25 qershor /ATSH-R.Hoxha/ - Dhuna në familje në qarkun e Kukësit vazhdon të jetë e pranishme, ndonëse në shumë raste ajo nuk denoncohet. Burime zyrtare të policisë së qarkut të Kukësit pohojnë se, "ndihma e policisë kërkohet vetëm në raste ekstreme, ndërsa jo rrallë denoncimi tërhiqet nga gratë që kryejnë denoncimin." Në rrethin e Kukësit, për periudhën janar- 25 qershor kanë denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tyre vetëm 4 gra, 2 prej tyre e tërhoqën me vonë denoncimin. Në 2009 u regjistruan 27 raste të dhunës ndaj gruas. Gjatë këtij viti janë regjistruar vetëm 12 raste. "Zakonisht denoncimet tërhiqen si rrjedhojë e presionit të familjes e të të afërmve, apo e mentalitetit për të mos prishur familjen", pohojnë burime zyrtare të policisë lokale. Megjithatë, vërehet se 60 për qind e personave që tërheqin denoncimet, brenda një kohe të shkurtër përfundojnë në dyert e gjykatës për divorc./ch/
KOMENTE