Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pernaska: Tirana, Kryeqyteti Pa Kryetar Bashkie
English

Pernaska: Tirana, Kryeqyteti Pa Kryetar Bashkie

TIRANA, 25 Qershor/ATSH/ - Deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska, u shpreh sot se kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka tre vite që ka braktisur këtë institucion, duke mos u marrë me problemet e qytetarëve. "Praktikisht qyteti i Tiranes nuk ka Kryetar Bashkie. Në këto tre vite qytetarët e Tiranës e kanë parë z. Rama të merret me gjithçka tjetër por jo me problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë qytetarët e Tiranës. Një foto e çastit e z. Rama pranë një kanali apo eskavatori, siç ka qejf të dalë ai, nuk i gënjen dot qytetarët e Tiranës. Kryetari i Bashkisë e ka bojkotuar tërësisht qytetin", u shpreh ajo. Në fund të deklaratës, Përnaska nënvizoi se "edhe një komunë e vogël ka nevojë për një kryetar bashkie, aq më shumë shumë Tirana që ka 700 mijë banorë"./gj.m//n.m/
KOMENTE