Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pheniani Kërkon Nga Uashingtoni 65 Trilionë Dollarë Dëmshpërblim Për Dekadat E Armiqësisë
English

Pheniani Kërkon Nga Uashingtoni 65 Trilionë Dollarë Dëmshpërblim Për Dekadat E Armiqësisë

SEUL, 25 qershor /ATSH-MIA/ - Koreja e Veriut kërkoi nga SHBA-ja një dëmshpërblim në shumën 65 trilionë dollarë për dekadat e armiqësisë që Uashingtoni ka shfaqur ndaj Phenianit, njoftuan burime të ndryshme. Kërkesa të këtilla u paraqitën edhe në janar të vitit 2007 në një gazetë koreanoveriore, pasi ishin marrë parasysh qytetarët e vrarë në Luftën e Koresë të viteve 1950-53 dhe humbje të tjera në Veri gjatë veprimeve luftarake dhe pas tyre. Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut përkujtojnë sot 60-vjetorin e fillimit të Luftës së Koresë, që përfundoi me nënshkrimin e një armëpushimi. Por, edhe sot Seuli dhe Pheniani janë teknikisht në gjendje lufte. Sipas dokumentit, 40 për qind e kërkesave për dëmshpërblim janë për qytetarët e vrarë të Koresë së Veriut. "Populli ynë ka të drejtë ligjore të marrë dëmshpërblim për gjakun e derdhur", theksohet në dokument./ a.jor.
KOMENTE