Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Te Kosoves
English

Pasqyra E Shtypit Te Kosoves

PRISHTINE, 26 Qershor/ATSH-B. Jashari/. - Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara më datën 26 qershor 2010: Gazeta "Bota sot" PËRVJETORI I FJALËS SË GUXIMSHME NË GJUHËN SHQIPE 15 vjet të gazetës kombëtare të gazetës kombëtare "Bota sot" Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: Grupet kriminale hyjnë të koordinuara nga shërbimet sekrete serbe Vendosja e ligjshmërisë në veri, prioritetet institucionale Gazeta "Epoka e re" LUFTËTARËT: EULEX-i JASHTË KOSOVËS EULEX-i ta ndalë represionin ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: Krejt KQZ-ja në Londër për aftësim Parlamenti i BE-së përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën Gazeta "Express" INTEPRETIM ME NGJYRA Gjykata e botës pritet ta thotë fjalën e vet për Kosovën më 22 korrik, por kjo ende nuk është datë zyrtare. Mendimi këshillëdhënës do të jetë në përputhje me realitetin dhe të drejtën ndërkombëtare. Opinionit të GJND-së, ndryshimin e vërtetë do t'ia japin politikanët, duke e interpretuar atë. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi flet për Express. Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: E vërteta për pensionet Kujtohen pas një dite Gazeta "Koha ditore" EULEX-i NUK DESHI T"I NDALONTE SERBËT QË U FUTËN NË VERI EULEX-i thotë se nuk ka ndërhyrë për t'i ndalur dhe legjitimuar qytetarët serbë që hynë dhunshëm përmes portës 1 në veri të Kosovës, me qëllim që të mos eskalonte situata. Ndërkohë, një polic i Kosovës ka raportuar se njësiti i xhandarmërisë franceze dhe gjashtë policë të tjerë të EULEX-it, vetëm kishin shikuar derisa serbët dhunshëm kishin hyrë në Kosovë Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: Milionat e parë të gurëve vullkanikë në Malishevë e Leposaviq Presidenti Sejdiu përfundon në Gjykatën Kushtetuese Gazeta "Kosova Sot" SUSPENDOHET PËR HERË TË DYTË NËNKOLONELI THAÇI Nënkoloneli i policisë, Nehat Thaçi, i cili muajt e fundit e ka udhëhequr regjionin e veriut të policisë kufitare, është suspenduar në fund të javës së kaluar për një kohë prej 48 orësh Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: "Dhuratat" zbulojnë skemën pasurore të pushtetarëve Nis samiti presidencial i Prizrenit Gazeta "Lajm" NË "LUFTË" ME ANTENAT SERBE Autoriteti Rregullativ i telekomunikacionit shumë shpejt do te ndërmarrë një aksion për eliminimin e 12 stacioneve të operatorëve ilegalë serbë. Zyrtarë të këtij institucioni thonë se janë duke i bërë përgatitjet e fundit. Për këtë opozita dyshon. Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: Mustafa me premtime boshe A po luftohet krimi në QKUK? Gazeta "Zëri" LIGJ ME GABIM TEKNIK! Deputetët nuk zgjedhin metoda për të përfituar pensionin diskriminues. Tani, moshën e pensionimit e shtyn për pesë vjet. Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: Keqmenaxhim në projektin e DANIDA-s S'ka para për rezervat shtetërore /a.ke/
KOMENTE