Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tropojë: Drejt Përfundimit Ndërtimi I Ujësjellësit
English

Tropojë: Drejt Përfundimit Ndërtimi I Ujësjellësit

TROPOJË, 26 qershor /ATSH-R.Hoxha/ - Është në përfundim ndërtimi i ujësjellësit të ri që do të furnizojë me ujë të pijshëm konsumatorët e qytetit të Bajram Currit dhe fshatrat përreth tij. "Punimet janë në përfundim. Ka përfunduar ndërtimi i depos kryesore e shtrimi i tubacioneve, ndërsa po punohet në procese dytësore që pritet të përfundojnë brenda korrikut", tha kryetari i bashkisë së Bajram Currit, Nuredin Ahmetaj. Ujësjellësi i ri është me rrjedhje të lirë nga vendburimi i Dunishës, rreth 20 kilometra larg qytetit të Bajram Çurrit. Punimet për ndërtimin e tij u kryen nga firma "Geci" me një fond prej 370 milionë lekë, akorduar nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve. Deri tani, qyteti i Bajram Çurrit është furnizuar me ujë të pijshëm nga ujësjellësi i vjetër, i ndërtuar në mesin e viteve '60 e që ishte me rrjedhje mekanike, gjë që rriste edhe koston për konsumatorin, pasi ndërmarrja shpenzonte çdo muaj rreth 500 mijë leke për energji elektrike./ch/
KOMENTE