Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukës: Protestë Kundër Konkurrencës Së Pandershme Në Transportin E Udhëtarëve
English

Kukës: Protestë Kundër Konkurrencës Së Pandershme Në Transportin E Udhëtarëve

KUKËS, 28 qershor /ATSH-R.Hoxha/ - Konkurrenca e pandershme në tregun e transportit të udhëtarëve i ka sjellë sot paradite drejtuesit e furgonëve taksi të Kukësit që të protestojnë para Bashkisë, këshillit të qarkut e prefekturës. "Ne paguajmë të gjitha taksat që shkojnë në vit rreth 240 mijë lekë, ndërsa kemi mbetur pa punë nga konkurenca e pandërshme e furgonëve të palicensuar e që në jo pak raste mbrohen nga vetë policia bashkiake", u shpreh për ATSH-në Bajram Gjana, kryetar i sindikatës së shoferëve të furgonëve. Sipas tij, këtë problem e kanë ngritur shpesh, bile ka patur dhe një memorandum mirëkuptimi mes policisë rrugore e bashkiake për bllokimin e lëvizjes së furgonëve të palicensuar, por që ka zgjatur vetëm një ditë. Thuajse të njëjtën gjë shprehu edhe sheferi i vjetër Qemal Zeneli. "Me këtë punë mbajmë familjen, por tregohemi të ndershëm edhe me shtetin", thotë Zeneli. Sipas tij, vetëm një kontroll po të ushtrohet, shumica e furgonëve të palicensuar nuk kanë lejë për transport udhëtarësh. Drejtuesit e furgonëve të licensuar kërcënojnë se, nëse problemi nuk merr zgjidhje, ata do të vazhdojnë protestat deri në bllokimin e autostradës. Nga bashkia e Kukësit janë të licensuar 22 furgonë transporti udhëtarësh, ndërsa ushtrojnë këtë aktivitet mbi 80 furgonë./ch/
KOMENTE