Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Task-Forca për ekonominë: Të ngrihet Agjencia e Zhvillimit të Investimeve
English

Task-Forca për ekonominë: Të ngrihet Agjencia e Zhvillimit të Investimeve

Tiranë, 29 Qershor, NOA – Krijimi dhe organizimi i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, ka qenë propozimi kryesor që mori në shqyrtim gjatë mbledhjes së saj të fundit Task-Forca qeveritare për ekonominë.

E zhvilluar nën drejtimin e kryeministri Berisha , ajo vendosi të propozojë për në Këshillin e Ministrave një projektligj të ri, qëllimi i të cilit është krijimi i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

Kryeministri Berisha paraqiti situatën ekonomike, nën kontekstin e së cilës është bërë domosdoshmëri drejtimi institucional i investimeve të huaja dhe vendase, si dhe orientimi e shërbesa ndaj tyre.

“Reforma rregullatore në fazën e sotme më të zhvilluar adreson probleme të mbështetjes institucionale të investimeve dhe sipërmarrjes në Shqipëri, në aspekte shumë-dimensionale. Në këtë kuadër, qeveria shqiptare i ka dhënë dhe do të vazhdoje ti japë një rendësi shumë të madhe tërheqjes së Investimeve të Huaja Direkte, si dhe rritjes së konkurueshmërisë së ekonomisë shqiptare”, u tha në këtë takim.

Duke shtuar se në institucionalizimin e kësaj pjese të reformës rregullatore, roli i Agjencisë Shqiptare për Investimet e Huaja dhe Konkurueshmërinë është esencial.

Kjo agjenci është fryt i punës së bashkëpunimit të ngushtë të qeverisë shqiptare përfaqësuar nga METE, me ekspertizën e huaj dhe vendase, të kontraktuar nga Banka Botërore.

Dhe krijimi i saj agjencinë u arrit duke u bazuar në modelin e agjencive të tilla të ngjashme të suksesshme të vendeve të rajonit, por edhe më gjerë se kaq.

n.e/NOA

KOMENTE