Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvritet agjenti i policisë pasi nuk gjeti vajzën e rrëmbyer
English

Vetëvritet agjenti i policisë pasi nuk gjeti vajzën e rrëmbyer

Tiranë, 30 qershor 2010 NOA - Duke mbajtur mbi shpatulla peshën e të mos qenit në gjendje për të gjetur Natascha Kampusch, vajza e rrëmbyer dhe e liruar vetë, pas tetë vjetësh e mbyllur në bodrumin e banditit të saj, Volfgang Priklopil, inspektori i policisë i ngarkuar me hetimin ka kryer vetëvrasje.

Franc Kroell u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Graz, me një plumb në kokë. Ai ishte 58 vjeç dhe ishte i detyruar për të shpjeguar para komisionit hetimin e tij që nuk çoi në gjetjen e Natascha, e mbetur në duart e torturuesit të saj, derisa në vitin 2006 ajo u lirua e vetme.

Kampusch, tashmë 22 vjeçare, ka njoftuar se është duke punuar në autobiografinë e saj të cilën e ka titulluar “3096 ditë”, që përkon me kohën e burgosjes së saj.

Producenti dhe skenarist i filmit “The Fallen”, Bernd Eichinger, ka ndërmend të çojë këtë rrëmbim, në ekranin e madh dhe Kate Winslet, pritet të jetë protagoniste, por momentalisht agjenti i aktores ka mohuar gjithçka.

r.b/NOA

KOMENTE