Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afrikë e Jugut 2010, Blater kërkon falje për gabimet e arbitrave
English

Afrikë e Jugut 2010, Blater kërkon falje për gabimet e arbitrave

Afrikë e Jugut, 30 qershor 2010 NOA/ I plotë/ Rid Bulku – Presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, pas aprovimit për herë të parë për përdorimin e teknologjisë në fushat e lojës, ka kërkuar falje në drejtim të skuadrave përfaqësuese të Anglisë dhe Meksikës, në lidhje me ato gabime mjaft të dukshme të arbitrave të cilat ndikuan së tepërmi në ndeshjet e një të tetave ku dy skuadrat e sipërpërmendura u përballën me Gjermaninë dhe Argjentinën.

Presidenti i FIFA-s tha se është tepër e nevojshme diçka e re dhe përdorimi i teknologjisë dhe në veçanti në vijën fatale të portës do të jetë në vëmendjen e federatës ndërkombëtare në muajin korrik në Kardif.

“Është tepër e qartë se pas përvojës së këtij botërori do të ishte një marrëzi që të mos rihapen dosjet dhe kjo në lidhje me vendosjen e teknologjisë, sidomos në vijën fatale të portës”, - këto ishin fjalët e Blatter në lidhje me gabimet që janë bërë nga gjyqtarët dhe kanë ndikuar së tepërmi në mbarëvajtjen e ndeshjeve.

r.b/NOA

KOMENTE