Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Do shkurtojmë 25% shpenzimet buxhetore, nuk prekim pagat dhe pensionet
English

Berisha: Do shkurtojmë 25% shpenzimet buxhetore, nuk prekim pagat dhe pensionet

Tiranë, 30 Qershor, NOA – “Programi i qeverisë mbetet i paprekur në rrafshin e rritjes së pagave dhe pensioneve, ndërsa do njohë reduktim drastik të shpenzimeve të tjera, sepse një politikë e kujdesit të veçantë është e domosdoshme”.

Kështu është shprehur kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, duke u përpjekur të argumentojë arsyen se përse kabineti qeveritar detyrohet të ndërmarrë shkurtime të shpenzimeve buxhetore.

“Ne i qëndrojmë vendimit të rritjes së rrogave sipas parashikimit të përshkallëzimeve të nevojshme. Por një politikë që duhet të ruajë treguesit makro-ekonomikë është në interes të qytetarëve”, apeloi ai.

Duke bërë me dijeni se konkretisht, shpenzimet buxhetore do të shkurtohen me nivelin prej 25 përqind në të gjitha fushat, kreu i qeverisë bëri me dije se ky është një imperativ i kohës të cilit ne duhet t’iu përgjigjemi.

Por gjithsesi ai tha se ndërsa buxheti i cili pritet t’i paraqitet së shpejti Kuvendit, parashikon uljen e çerekut të shpenzimeve në të gjitha fushat, pagat dhe pensionet nuk kanë për t’u prekur dhe se madje, sipas premtimit të bërë qeveritar, ato do të rriten në datën 1 korrik.

n.e/NOA

KOMENTE