Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjermania nuk e zgjedh dot as në raundin e dytë presidentin e ri
English

Gjermania nuk e zgjedh dot as në raundin e dytë presidentin e ri

Berlin, 30 Qershor, NOA – Gjermania nuk ka mundur të zgjedhë dot as në raundin e dytë presidentin e saj të ri, pasi kandidati i maxhorancës, Christian Vulff, nuk arriti ta fitonte shumicën e votave të Asamblesë Federale.

Siç bëri të ditur kryetari i Bundestagut, Norbert Lammert, “1239 veta votuan pro, 1 ishte e pavlefshme, 7 abstenime, 490 për Joachim Gauck (SPD/Të Gjelbrit), 123 për Lukretia Jochimsen (E Majta), 615 për Christian Vulff (CDU/CSU/FDP) dhe 3 për Frank Rennecken (NPD)” .

Në këtë mënyrë, kandidati i mazhorancës fitoi 15 vota më shumë se në raundin e parë, por gjithsesi, ato nuk mjaftojnë për të krijuar shumicën.

Në këtë mënyrë, mbetet që zgjedhjet për presidentin e ri gjerman të kalojnë në raundin e tretë dhe të fundit, prej të cilave del fitues ai që ka shumicën relative të votave.

Analistët e interpretuan rezultatin menjëherë si një shenjë pakënaqësie ndaj politikës së kancelares Angela Merkel.

n.e/NOA

KOMENTE