Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Inspektimi Financiar/ Ps:P/Ligji Cënon Pavarësinë E Institucioneve
English

Inspektimi Financiar/ Ps:P/Ligji Cënon Pavarësinë E Institucioneve

TIRANË, 30 Qershor/ATSH/.- Partia Socialiste paralajmëroi sot votën kundër projektligjit të qeverisë "Për inspektimin financiar", duke e konsideruar draftin "antikushtetues dhe në cënim të pavarësisë së institucioneve kushtetuese". Në një deklaratë për shtyp, nënkryetarja e komisionit të Ekonomisë, Mimi Kodheli tha se arsyet e mësipërme e shtynë opozitën që të kërkojë opinionin e komisionit të Ligjeve, lidhur me kushtetuetshmërinë e këtij p/ligji, gjë që sipas saj, nuk u bë në mënyrë të qëllimshme. "Ne konsiderojmë se anti-kushtetuetshmëria e këtij ligji është një element i mjaftueshëm për të votuar kundër tij, në mbrojtje të pavarësisë së pushtetit gjyqësor, pushtetit vendor dhe institucioneve të rëndësishme kushtetuese si Kontrolli i Lartë i Shtetit, Shërbimi Informativ i Shtetit apo shoqërisë civile", tha Kodheli. /a.s//n.m/
KOMENTE