Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedoni - Pesë Policë Kufitarë Të Arrestuar Për Korrupsion
English

Maqedoni - Pesë Policë Kufitarë Të Arrestuar Për Korrupsion

SHKUP, 30 qershor /ATSH-AFP/ - Pesë policë të akuzuar për korrupsion dhe abuzime me pushtetin u arrestuan në një postë kufitare mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, njoftoi sot Ministria e Brendshme maqedonase në një komunikatë. Pesë policë, të vendosur në postën kufitare të Novo Selos u akuzuan se kishin marrë ryshfete për kalimin e udhëtarëve të paregjistruar zyrtarisht si dhe kishin lënë të kalonin kamionë pa dokumentacionin e duhur. Pesë policët u arrestuan në kuadër të një operacioni të quajtur "Boomerang" që parashikonte luftën kundër korrupsionit në radhët e policisë kufitare. Rreth 66 doganierë dhe policë kufitarë janë arrestuar në Maqedoni këto muajt e fundit. Maqedonia është kandidate e Bashkimit Evropian që prej fundit të vitit 2005 dhe aspiron në hapjen e negocatave të anëtarësimit./ /ec/ a.jor.
KOMENTE