Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Gramoz Ruçi: Në shtator opozita rinis protestat
English

PS, Gramoz Ruçi: Në shtator opozita rinis protestat

Tiranë, 30 qershor, NOA – Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramos Ruçi deklaroi para pak minutash se Partia Socialiste do të rinisë protestat në shtator.

Këtë vendim, të cilin pak ditë më parë vetë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama e theksoi në një nga daljet e tij mediatike, e ka marrë sot grupi parlamentar në mbledhjen e përjavshme.

Vendimi për të dalë në protesta në muajin shtator, sipas deputetit Ruçi nënkupton se qysh përpara rinisjes së protestave Partia Socialiste dhe opozita do të kushtëzojnë marrëdhëniet e tyre me Kuvendin.

Kreu i Grupit të PS-së, Ruçi nuk ka dhënë detaje se ç’nënkuptojnë deputetët socialistë dhe opozita me qëndrim të kushtëzuar ndaj parlamentit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, tha se Partia Socialiste, nga nesër e tutje, nuk do japë konsensus për asnjë ligj që do të shkojë në Kuvendin e Shqipërisë për tu miratuar.

Pas, deputetit Taulant Balla një ditë më parë, duket se qëndrimi i Partisë Socialiste për të mos pranuar ftesën për bashkëpunim të kryeministrit Berisha për reformat e rëndësishme dhe mbi të gjitha ligjin për reformën zgjedhore, është tashmë unanim.

mit/NOA
KOMENTE