Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Kompanitë E Basteve, Brazili Favorit Për Botërorin
English

Sport-Botëror/ Kompanitë E Basteve, Brazili Favorit Për Botërorin

TIRANË, 30 Qershor /ATSH/ - Kur kanë mbetur 8 nga 32 ekipe në garën për trofeun e Kupës së Botës, vazhdon të shtrohet pyetja: "Cili është ekipi pretendent për të fituar Kampionatin Botëror të Futbollit, Afrikë e Jugut 2010"? Bazuar edhe në parashikimet e kompanive të basteve, një faqe prestigjioze sportive ka bërë renditjen e 8 ekipeve finaliste. Duke nisur nga fundi, në vend të 8-të qëndron Paraguaji, që bëri histori me kalimin në çerekfinale. Vendin e 7-të e zë Gana, i vetmi vend afrikan që përfaqëson një kontinent të tërë. Në pozicion të 6-të ndodhet Uruguaji, dy herë Kampioni i Botës, që ka impresionuar në këtë turne. Për Gjermaninë dhe Holandën, parashikimi është i njëjtë, prandaj ndajnë vendin e 5-të dhe të 4-t. Vendin e 3-të e mban Argjentina, që tani shihet si pretendente e fortë, ndonëse shumë pikëpyetje u ngritën për aftësitë e Diego Maradonës, si trajner. Kampionia e Europës, Spanja renditet e 2-ta. "Të kuqtë" do të ishin të parët që fitojnë Kupën e Botës, pasi kanë humbur ndeshjen e parë të turneut. Dhe vendi i parë i takon pikërisht Brazilit, që ka fituar 5 Kupa Bote, në Europë, Amerikë të Jugut, Amerikën Veriore, Azi dhe tani kërkon të gjashtën në kontinentin afrikan. /gj.m//a.ke/
KOMENTE