Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 1 Korrik 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare 1 Korrik 2010

----------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------ JOHANESBURG - Në prag të takimit të çerekfinales. Konferencë shtypi e përfaqësuesit të komitetit lokal të Botërorit 2010, Danny Jordaan. BOSTON/ALEKSANDRIA/NJU JORK - Seancë gjyqësore për 10 spiunët e dyshuar, arrestuar të dielën në SHBA dhe të akuzuar se punonin për llogari të Rusisë. TË TJERA -------------- BRUKSEL - Konferencë shtypi në selinë e NATO-s nga komandanti i ri i koalicionit ndërkombëtar në Afganistan, gjenerali David Petraeus dhe sekretarit të përgjithshëm të Aleancës Atlantike. BERLIN - Ndjekje e situatës pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel dështoi në përpjekjet e saj për të zgjedhur në dy turet e para kandidatin Christian Wulff për presidencën gjermane, një dështim i turpshëm që tregon tensionet në koalicion. Pas dy raundesh të dështuara, Wulff u zgjodh president pas turit të tretë. Dy kandidatët e tjerë për zgjedhjen në postin e presidentit ishin Joachim Gauck dhe Lukrezia Jochimsen. NJU ORLINS - Uragani ''Alex'' do të prekë tokën në rajonin kufitar të SHBA-së dhe Meksikës. UASHINGTON - Presidenti amerikan, Barack Obama mban një fjalim kushtuar reformës së imigracionit në SHBA. RAMALLAH - Presidenti palestinez, Mahmud Abbas takohet me të dërguarin special amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchell në kuadër të përpjekjeve përrifillimin e dialogut mes palestinezëve dhe izraelitëve. BRUKSEL - Belgjika merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. LIBREVILLE - Vizitë e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, për bisedime me autoritetet. HELSINKI - Parlamenti prononcohet në lidhje me lejimin e ndërtimit të reaktorëve të rinj bërthamor kërkuar nga qeveria. PAYERNE (Zvicër) - Fluturimi historik i avionit ''Solar Impulse'', që do të testojë kapacitetet e avionit të projektuar me energji diellore për të fluturuar natën, u anulua për shkak të një problemi teknik, njoftuan sot organizatorët./ /ec/ a.jor.
KOMENTE