Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputetët E Ps-Së Braktisin Sallën E Kuvendit
English

Deputetët E Ps-Së Braktisin Sallën E Kuvendit

TIRANË, 1 Korrik/ATSH-Anila Struga/.- Deputetët e Partisë Socialiste të opozitës braktisën pasditen e sotme punimet e Kuvendit, duke deklaruar, vendosjen e marrëdhenies së kushtezuar me këtë institucion, duke mos pranuar të votojnë asnjë pa ligj pa u bërë transparenca e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009. Deputetët e PS-së e morrën këtë veprim para fillimit të miratimit të projektligjeve të shqyrtuara në seancen e sotme atij "Për inspektimin financiar" dhe p/ligjit "Për faljen", të cilët u miratuan vetëm me votat e shumicës. "Situata politike në vend po përkeqësohet. Edhe në seancën e mëparshme, hapat e rinj të maxhorancës si ndryshimi i njëanshëm i rregullores së parlamentit, apo ligji që do të votohet sot, janë veprime për të kontrolluar institucionet e shtetit", u shpreh Kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci. Më tej ai tha se, "Grupi i PS-së vendos marrëdhënie të kushtëzuara me parlamentin duke mos votuar asnjë ligj, as me shumicë të thjeshtë dhe as të kushtëzuar pa u bërë transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ky është vetëm hapi i parë"./a.m//n.m/
KOMENTE