Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dita E Komunikimit, Studentët E Gazetarisë Konkurs Për Punimet Më Të Mira
English

Dita E Komunikimit, Studentët E Gazetarisë Konkurs Për Punimet Më Të Mira

TIRANË, 1 Korrik /ATSH, E.Gjikolli/ - Në ditën e Komunikimit, studentët e Gazetarisë të fakultetit Histori- Filologji në Tiranë, u përballën për herë të parë në një konkurs, me punën e vërtetë si gazetarë, të organizuar të enjten nga Departamenti Gazetarisë në Fakultetin Histori- Filologji. Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Z. Genc Pollo, si dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, vlerësuan studentët me çmime për punët më të mira të realizuara në atelietë e shtypit, medias televizive, radios dhe kompjuterit. Prof. Artan Fuga, përgjegjegjësi i Departamentit të Gazetarisë, theksoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla , që sipas tij promovojnë arritjet e kësaj dege universitare dhe e bëjnë atë një aktor të rëndësishëm të debatit dhe komunikimit publik. Duke i përgëzuar studentët, Rektori i Universitetit të Tiranës , Dhori Kule, u shpreh se "punimet janë shumë interesante dhe trajtojnë me shumë ndjenjë e objektivitet një spektër të gjerë problematikash, që sipas tij, ishin të realizuara me cilësi dhe profesionalizëm frymëzues, duke mbartur vërtetësinë e realitetit, por edhe përpjekjet për ta ndryshuar këtë realitet". Juria, e përbërë nga pedagogë të jashtëm të këtij departamenti, vlerësoi me çmim të parë punimin "Përrallë në kohët moderne"./m.sh/
KOMENTE