Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Programe Të Reja Studimi Në Katër Universitete Publike
English

Programe Të Reja Studimi Në Katër Universitete Publike

TIRANË, 1 Korrik/ATSH/.- Çelen të tjera programe të reja studimi të ciklit të parë në katër universitete të vendit. Qeveria shqiptare, në mbledhjen e fundit miratoi propozimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për hapjen e këtyre programeve në Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe të Rekreacionit, të Universitetit të Sporteve të Tiranës, universitetin "Aleksandër Xhuvani" Elbasan, "Fan S. Noli" në Korçë dhe në universitetin "Eqrem Çabej" Gjirokastër. Sipas vendimit, Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe të Rekreacionit, të Universitetit të Sporteve të Tiranës, do të ofrojë për studentët program studimi në "Fushat e veprimtarisë fizike, të shëndetit dhe të rekreacionit" dhe "Shkenca të lëvizjes". Në përfundim të studimeve lëshohet "Diplomë e nivelit të parë". Në universitetin e Elbasanit do të nisin programet e studimeve në " Gjuhë shqipe dhe frënge", " Histori dhe gjuhë gjermane" dhe "Gjeografi dhe gjuhë italiane". Programet e studimeve të ciklit të parë realizohen me 180 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 vite akademike. Universiteti "Fan S. Noli", Korçë do të nisi këtë vit programin e studimeve të ciklit të parë "Teknologji informacioni", e cilësuar një fushë prioritare nga qeveria. Edhe në universitetin "Eqrem Çabej", Gjirokastër, do të ketë këtë vit programe studimit në "Fizikë dhe Teknologji Informacioni " dhe "Teknologji Informacioni"./e.gj/s.s./
KOMENTE