Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria Çmon Lart Mbështetjen E Gjermanisë Në Proçeset Integruese
English

Shqipëria Çmon Lart Mbështetjen E Gjermanisë Në Proçeset Integruese

- Presidenti Bamir Topi uron Presidentin e ri gjerman, Kristian Vulf - TIRANË, 2 Korrik/ATSH/ - "Shqipëria çmon lart mbështetjen që Gjermania i ka dhënë dhe i jep asaj gjatë proceseve integruese në strukturat e familjes së përbashkët euroatlantike dhe evropiane", u shpreh sot Presidenti Bamir Topi në mesazhin e urimit drejtuar Presidentit të ri gjerman, Kristian Vulf. Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se z. Topi i dërgoi një mesazh urimi z. Vulf, me rastin e zgjedhjes së tij në postin e lartë të Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë. Përmes këtij mesazhi, Presidenti Topi ka shprehur besimin se "Miqësia dhe niveli shumë i mirë i marrëdhënieve midis dy vendeve tona do të vazhdojë të konsolidohet dhe të zhvillohet në vazhdimësi, në të mirë të dy popujve tanë miq". Me këtë rast, Presidenti Topi i uron homologut të sapozgjedhur gjerman suksese në misionin i tij dhe shpreh dëshirën për një takim të afërt me të. /e.ç/
KOMENTE