Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sarandë: Sipa Tours, Lundrim Me Jaht Në Gjithë Portet E Jonit
English

Sarandë: Sipa Tours, Lundrim Me Jaht Në Gjithë Portet E Jonit

SARANDË, 3 Korrik /ATSH-Telnis Skuqi/ - Për herë të parë një kompani turistike ofron udhëtime me anije-çarter, duke ofruar guida 10-ditore me program të veçantë nga Marina e Vlorës tek gjithë portet e Jonit. Arben Çipa, administrator i "Sipa Tours", thotë se kërkesat po vijnë duke u rritur. Sipas tij, prenotimet e para janë bërë që në qershor dhe vijojnë për çdo lloj prenotimi; akomodim, lundrim dhe për pushime për 16 persona e për grupe dhe më të mëdha. Në ankorim, në anijen-çarter mund të organizohen festa për deri në 50 persona. Në muajt e vjeshtës do të ketë lëvizje me çarter, duke organizuar në to koktejle të ndryshme si dhe në periudhën e dimrit ku do ketë lëvizje në të gjithë bregdetin e jugut. "Me liberalizimin e vizave kuptohet që lekët do të ikin jashtë Shqipërisë dhe nëse shërbimi është më i mirë se në Greqi apo gjetkë, ata do shkojnë atje për herë të dytë e të tretë, ndaj duhet profesionalizëm në shërbimet tona," thotë Çipa./ch/
KOMENTE