Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta dënon sulmin ndaj deputetit serb Miletiç
English

Meta dënon sulmin ndaj deputetit serb Miletiç

Tiranë, 5 korrik, NOA – “Sulmi ndaj deputetit serb Miletiç synon të dëmtojë imazhin e Kosovës”.

Kështu u shpreh sot ministri i Jashtëm, Ilir Meta, ndërsa dënoi sulmin e ndodhur ndaj deputetit serb Miletiç, duke nënkuptuar se sulme të tilla kanë prapavijë politike dhe synojnë të dëmtojnë imazhin e Kosovës përballë ndërkombëtarëve, por edhe imazhin e gjithë rajonit të Ballkanit.

Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, riafirmoi mbështetjen e qeverisë shqiptare ndaj shtetit të Kosovës, duke deklaruar se nuk mund të ketë shkëmbime territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sikundër deklarojnë politikanë të ndryshëm serbë kohët e fundit.

“E ardhmja e Ballkanit nuk është ndryshimi i kufijve, por heqja e kufijve”, theksoi ministri Meta.

“Statusi dhe kufijtë territorialë të Kosovës janë një çështje e pakthyeshme dhe të gjithë duhet të kuptojmë se duke respektuar kufijtë e njëri-tjetrit i afrohemi më shpejt integrimit në BE dhe në të gjitha strukturat e tjera euroatlantike”, nënvizoi kryediplomati shqiptar.

mit/NOA
KOMENTE