Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prishtinë - Admirali Stavridis Thekson Përkushtimin E Nato-S Për Sigurinë E Stabilitetin E Kosovës Dhe Gjithë Rajonit
English

Prishtinë - Admirali Stavridis Thekson Përkushtimin E Nato-S Për Sigurinë E Stabilitetin E Kosovës Dhe Gjithë Rajonit

PRISHTINË, 5 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Komandanti Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropën (SACEUR), Admirali James G. Stavridis, në një takim sot në Prishtinë me Kryeministrin Hashim Thaçi, theksoi përkushtimin e NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës dhe të gjithë rajonit. Në një komunikatë të zyrës së shtypit të Qeverisë së Kosovës bëhet e ditur se Kryeministri Thaçi shprehu mirënjohjen për kontributin substancial që ka dhënë Aleanca Veriatlantike e NATO-në në ngritjen dhe fuqizimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, e cila është duke u zhvilluar gjithnjë e më shumë sipas standardeve më të larta të NATO-s. Gjendja e sigurisë në Kosovë nga dy bashkëbiseduesit u vlerësua përgjithësisht stabile. Në këtë kuadër, Kryeministri Thaçi vlerësoi rolin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. "Reduktimi i trupave të KFOR-it në Kosovë dëshmon se gjendja e sigurisë çdo ditë e më tepër është stabile dhe se institucionet e Kosovës janë të gatshme të marrin përgjegjësitë që iu takojnë për sigurinë e vendit", u shpreh Thaçi. Gjatë takimit me Admiralin Stavridis Kryeministri Thaçi u shpreh për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të shkëlqyer me NATO-n në funksion të paqes dhe sigurisë në rajon./s.s./
KOMENTE