Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Slloveni - Presidenti I Be-Së I Shqetësuar Për Dhunën Në Veri Të Kosovës
English

Slloveni - Presidenti I Be-Së I Shqetësuar Për Dhunën Në Veri Të Kosovës

SLLOVENI, 5 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy shprehu shqetësimin e tij për shtimin e dhunës në veri të Kosovës, gjatë vizitës në Slloveni, njoftoi agjencia sllovene e lajmeve STA. Pas një takimi me kryeministrin slloven, Borut Pahor në Brdo pri Kranju, pranë Lubjanës, dy funksionarët e lartë shprehën shqetësimin e tyre për situatën e krijuar në Kosovë. Një shpërthim shkaktoi një të vdekur dhe disa të plagosur të shtunën e kaluar në Mitrovicë, në veri të Kosovës. Sot në mëngjes u plagos me armë një deputet serb. ''Sllovenia do të bëjë përpjekje për nxitjen e dialogut'', theksoi Pahor. Van Rompuy deklaroi se një nga qëllimet e vizitës së tij ishte rikonfirmimi që e ardhmja e vendeve të Ballkanit ishte në Bashkimin Evropian dhe NATO. Sllovenia është i vetmi vend i ish-Jugosllavisë që është integruar në Bashkimin Evropian. Presidenti i Bashkimit Evropian përshëndeti gjithashtu miratimin me referendum, në Slloveni, të një marrëveshjeje arbitrazhi që do të zgjidhë një mosmarrëveshje kufitare prej 20 vjetësh me Kroacinë fqinje./ /ec/ a.jor.
KOMENTE