Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turqia ultimatum Izraelit: Na kërko ndjesë, ndryshe prishim marrëdhëniet
English

Turqia ultimatum Izraelit: Na kërko ndjesë, ndryshe prishim marrëdhëniet

Ankara, 5 Korrik, NOA – Nëse Izraeli nuk i kërkon ndjesë zyrtare Turqisë për sulmin ndaj anijeve të saj me ndihma humanitare për Rripin e Gazas gjatë muajit majm ku mbetën të vrarë disa aktivistë të saj, atëherë ky vend paralajmëron ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve diplomatike.

Ka qenë ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, i cili e ka dhënë një ultimatum të tillë, duke theksuar se përkeqësimi i marrëdhënieve mund të mënjanohej vetëm po qe se Izraeli e pranonte përfundimin e një hetimi ndërkombëtar në lidhje me vrasjen e nëntë aktivistëve turq në njërën prej anijeve.

Por Izraeli ka thënë se nuk ka për çfarë të kërkojë ndjesë në lidhje me ngjarjen, e cila në fakt tronditi gjithë opinionin ndërkombëtar.

n.e/NOA

KOMENTE