Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Money Gram Dhe Bkt Zgjerojne Rrjetin E Transfertave
English

Money Gram Dhe Bkt Zgjerojne Rrjetin E Transfertave

-MoneyGram International marrëveshje me BKT për nxitjen e tregut të transfertave- TIRANE, 6 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- MoneyGram International, lider global i transferimit të parave, fillon bashkëpunimin për kryerjen e transfertave me Bankën Kombëtare Tregtare. MoneyGram me nje rrjet prej 323 degësh në të gjithë Shqipërinë, do të bashkëpunojë me BKT-në edhe në 56 degët kryesore të saj, duke e pozicionuar kështu MoneyGram si rrjetin më të zgjeruar për transfertat e parave në Shqipëri. "Shqipëria është një nga tregjet tona kryesore dhe BKT, banka e dytë më e madhe në Shqipëri, e njohur për vëmendjen kushtuar klientëve, do t'i bëjë edhe klientët tanë të ndjehen më të vlerësuar", u shpreh Massimo Canovi, Drejtor Rajonal i MoneyGram për Italinë, Greqinë, Qipron dhe Ballkanin. "Qëllimi ynë është që të ofrojmë një mënyrë sa më të lehtë dhe të sigurt për transfertat e parave si brenda, ashtu edhe jashtë vendit", tha ai. Në këtë kuadër me më shumë se 60.000 pika dërgimi nga të gjitha vendet për në Shqipëri dhe me një rrjet të gjerë prezence po në Shqipëri do të arrijmë t'u ofrojmë klientëve tanë një shërbim të besueshëm ", shtoi ai. "Jemi të kënaqur të shtojmë shërbimet e MoneyGram në degët tona," deklaroi Kaan Pekin, Drejtor i Grupit të Thesarit dhe Institucioneve Financiare në BKT. "BKT është përzgjedhur si Banka më e Mirë për vitin 2009 në Evropën Juglindore. Një bashkëpunim i tillë me MoneyGram na ndihmon për t'u dhënë më tepër vlera klientëve tanë", u shpreh ai. Sipas Bankës së Shqipërisë, vendi që ka një popullsi prej rreth 3 milionë banorësh dhe me remitanca vjetore me vlerë 780 milionë euro për vitin 2009, bazon një pjesë të konsiderueshme të PBB-së së saj në dërgesat hyrëse. Flukset e këtyre dërgesave janë kryesisht nga Italia, Greqia, Britania e Madhe dhe SHBA. Rreth BKT BKT është banka e dytë më e madhe në Shqipëri, me një total prej 1.3 miliardë USD në asete dhe 1.167 miliardë USD në depozita. BKT ka një rrjet prej 68 degësh, nga të cilat 56 në Shqipëri dhe 12 në Kosovë, duke qenë kështu banka shqiptare më e madhe në rajon. BKT është nderuar vazhdimisht si Banka më e mirë në Shqipëri dhe së fundmi vlerësohet si "Banka më e mirë për vitin 2009 në Evropën Juglindore" nga revista prestigjioze britanike Finance Central Europe. BKT është banka e vetme, së cilës i është rikonfirmuar për të tretin vit radhazi nota AAA (Alb), nga JCR-Eurasia Rating, vlerësim ky që tregon se BKT është banka më e besueshme financiarisht në Shqipëri. Rreth MoneyGram International MoneyGram International ofron mundësi të mëdha zgjedhjesh për të gjithë ata që jetojnë larg familjes apo edhe për ata të cilët kanë marrëdhënie të kufizuar me bankat, në mënyrë që të plotësojnë nevojat e tyre financiare. Si kompani lider në shërbimin e pagesave, MoneyGram International ndihmon të gjithë konsumatorët të paguajnë faturat në mënyrë të shpejtë dhe të dërgojnë në mënyrë të sigurtë para në mjaft vende të botës, në një kohë rekord, në më pak se 10 minuta. Rrjeti i saj global përbëhet nga 200.000 degë në 190 vende. Rrjeti i besueshëm i MoneyGram përfshin shitësit me pakicë, zyrat ndërkombëtare postare dhe institucionet financiare./s.s./
KOMENTE