Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Australi - Dohëheqje E Ministrit Të Mbrojtjes Para Zgjedhjeve Të Përgjithshme
English

Australi - Dohëheqje E Ministrit Të Mbrojtjes Para Zgjedhjeve Të Përgjithshme

SIDNEI, 7 korrik /ATSH-AFP/ - Ministri australian i Mbrojtjes, John Faulkner, njoftoi sot dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të qeverisë së drejtuar nga kryeministrja e re Julia Gillard, veprim i interpretuar si ''goditje e fortë'' për partinë në pushtet para zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale. Faulkner, 56 vjeç, zëvendësoi në qershor të vitit 2009 Joel Fitzgibbon, i detyruar të largohej nga detyra pas një serie skandalesh. "Në mënyrë të pashmangshme shumë faktorë do të hamendësojnë se ndryshimet e kohëve të fundit në kreun e partisë sonë kanë motivuar vendimin tim", deklaroi gjatë një konference për shtyp, duke aluduar për një largim të detyruar, në fund të qershorit, të ish-kryeministrit Kevin Rudd, pas një fryme pakënaqësie në gjirin e partisë laburiste. "Theksoj qartë dhe hapur se këto spekulime janë të pavërteta dhe të pabaza", u shpreh Faulkner. Ministri në largim u shpreh se ai kishte synuar dorëheqjen nga posti i tij me qëllim favorizimin e talenteve të reja në politikë dhe se Julia Gillard e kishte bindur të kandidonte për një vend në Senat gjatë zgjedhjeve të ardhshme, data e të cilave nuk është ende përcaktuar , por që sipas mediave mund të zhvillohen edhe brenda pak javëve. "Julia Gillard gëzon mbështetjen time të plotë", u shpreh ministri./ /i.p/
KOMENTE