Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Suedi - Ministri I Punës Jep Dorëheqjen Për Mbrojtjen E Fëmijëve Të Tij Nga Mediatizimi
English

Suedi - Ministri I Punës Jep Dorëheqjen Për Mbrojtjen E Fëmijëve Të Tij Nga Mediatizimi

STOKHOLM, 7 korrik /ATSH-AFP/ - Ministri suedez i Punës, Sven Otto Littorin njoftoi sot dorëheqjen e tij duke e justifikuar me nevojën për të mbrojtur fëmijët e tij nga mediatizimi për luftën që ndërmori kundër ish-bashkëshortes përsa i përket kujdestarisë së tyre. "Është e qartë se beteja me ish-bashkëshorten do të vazhdojë dhe është e dukshme që unë nuk mund të vazhdoj të luaj rolin tim në ministri'', deklaroi Littorin për shtypin. Littorin, i cili mbante postin e ministrit të Punës në qeverinë e Fredrik Reinfeldt që prej fitores së qendrës së djathtë në zgjedhjet legjislative të vitit 2006, u divorcua më 2007 dhe peripecitë e ndarjes së tij janë mediatizuar shumë, veçanërisht përsa i përket pensionit ushqimor dhe kujdestarisë së tre fëmijëve. ''Fëmijët e mi dhe e fejuara ime nuk janë persona publikë. Ata kanë të drejtë të kenë jetë private'', theksoi ai, sipas agjencisë suedeze të lajmeve TT. Reinfeldt theksoi se e kishte pranuar dorëheqjen e Littorinit./ /ec/ a.jor.
KOMENTE