Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durres: Kthjellohet Moti, Kushte Detare Te Favorshme Per Lundrim
English

Durres: Kthjellohet Moti, Kushte Detare Te Favorshme Per Lundrim

DURRES, 8 korrik /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Moti i kthjellët dhe kushtet e mira detare do të shoqërojnë sot situatën metereologjike në rajonin e Durrësit, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit më të madh të vendit. Sipas të njejtave burime, tragetet e linjës Bari-Durrës, që kanë lundruar gjatë natës nga porti italian, janë ankoruar në kalatat përkatëse që në orët e para të mëngjesit, ndërsa pasdite pritet të mbërrijnë edhe tragete me udhëtarë dhe kamionë, te cilet jane shtuar ne grafiket e lundrimit per shkak te sezonit veror. Kushtet mjaft të mira detare kanë nxjerrë në lundrim mbi 35 motopeshkatore, të cilat këto ditë kanë vijuar normalisht gjuetinë nga grykëderdhja e lumit Seman deri në atë të Bunës në veri, u shprehën burimet e kapitenerisë. Era me force 2-3 sot do të fryjë nga jugperendimi pa shkaktuar vështirësi në përpunimin e anijeve me mallra në kalatat e portit më të madh të vendit, ndërsa sipas parashikimeve sinoptike nuk priten ndryshime te dukshme te kushteve te motit gjatë 24 orëve të ardhshme, perfunduan burimet e kapitenerise. /a.ke/
KOMENTE