Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lsi: Ps Braktisi Parlamentin Dhe La Në Baltë Sokol Çomon
English

Lsi: Ps Braktisi Parlamentin Dhe La Në Baltë Sokol Çomon

TIRANË, 8 Korrik/ATSH-Maela Marini/.- "Partia Socialiste braktisi parlamentin, duke lënë në baltë Sokol Çomon", thuhet në një deklaratë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, 4 deputetët e së cilës votuan sot, në Kuvend, pro kandidaturës të Sokol Çomos për anëtar të Gjykatës së Lartë. "Nëse do të ishin të pranishëm në votim deputetët e PS-së dhe nëse do ta votonin kandidaturën e Sokol Çomos, ai do të zgjidhej anëtar i Gjykatës së Lartë. 64 deputetë të PD votuan kundës Sokol Çomos. Atij i munguan 65 votat e deputetëve socialiste. Ndërsa 4 deputetët e LSI-së votuan pro tij", thuhet në deklaratën për shtyp. Gjithashtu, në këtë deklaratë LSI sqaroi se "voton në respekt të zgjedhjes së bërë nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi". Kuvendi miratoi sot me 71 vota dhënien e pëlqimit ndaj kandidaturës të Medi Bicit për anëtar te Gjykatës së Lartë, ndërsa rrëzoi me 64 vota kandidaturën e Sokol Çomos. Deputetët socialistë u larguan nga seanca plenare, ndërsa konform rregullores së Kuvendit, deputetët e maxhorancës votuan nominalisht në mënyrë të hapur dekretet presidenciale për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë./s.s./
KOMENTE