Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përmet, arrestohet 31 vjeçari për vjedhje dhe kanosje me armë
English

Përmet, arrestohet 31 vjeçari për vjedhje dhe kanosje me armë

Përmet, 8 korrik, NOA – Tentoi të vidhte një lokal, por diktohet dhe arrestohet nga policia.

Kështu është gjendur në pranga, 31 vjeçari nga fshati Zhepovë i Përmetit, Françesko Kasaj.

Kasaj u arrestua dje rreth orës 19.00, në Përmet.

Sipas policisë, 31 vjeçari Kasaj, dje në orët e para të mëngjesit ka tentuar të vjedhë në lokalit “Eurolloto”, por kjo vjedhje mbeti në tentativë, pasi 31 vjeçari u diktua nga pronari i lokalit, i cili më pas ka lajmëruar policinë.

Por, arrestimi i 31 vjeçarit Françesko Kasaj erdhi edhe për një tjetër vepër penale.

Kasaj, më 6 korrik, pas një sherri për motive të dobëta, ka kërcënuar seriozisht për vrasje dy fqinjë të tij.

Mbi 31 vjeçarin janë ngritur tashmë akuzat për veprat e tentativës për vjedhje, kanosje me armë, dhe prishje e qetësisë publike.

mit/NOA
KOMENTE