Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia flet zyrtarisht për vrasjen e Franc Konomit në mes të Tiranës
English

Policia flet zyrtarisht për vrasjen e Franc Konomit në mes të Tiranës

Foto të tjera, te GALERIA

Tiranë, 8 Korrik 2010 NOA – Policia e Tiranës ka folur mbrëmjen e sotme mbi atentatin e ndodhur gjatë mesditës në mes të Tiranës, ku gjeti vdekjen Franc Konomi, i njohur si person me probleme me drejtësinë.

Atentati ndodhi sot rreth orës 11.40, në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Tiranë dhe atje është vrarë me armë zjarri 42-vjeçari Franc Konomi, me banim në Tiranë.

Mësohet se viktima kishte pak kohë që ishte kthyer nga Gjermania. Grupi i posaçëm hetimor, mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nga ku kreu të gjitha veprimet e para hetimore e procedurale, duke administruar të gjitha provat, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vrasje.

“Autorët e ngjarjes, janë larguar menjëherë pas kryerjes së këtij krimi me një mjet tip motor”, - deklaroi policia.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një sërë provash materiale të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Mësohet se grupi hetimor aktualisht po heton në disa pista duke u nisur edhe nga fakti që viktima ka qenë person me preçedentë penalë.

“Aktualisht, strukturat e Hetimit të Policisë së kryeqytetit dhe më konkretisht Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po punojnë për zbardhjen tërësisht të rrethanave dhe motive të këtij kësaj ngjarje, që do të çojnë në drejtim të kapjes së autorëve”, - tha zyrtarisht policia e Tiranës, duke siguruar se “për çdo ecuri të hetimit të kësaj ngjarjeje, do t’ju informojnë në ditët në vijim”.

r.n/NOA

{youtube}2nVcvLNZzkw{/youtube}

KOMENTE