Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha niset për në Samitin e Dubrovnikut
English

Kryeministri Berisha niset për në Samitin e Dubrovnikut

Dubrovnik, 9 Korrik, NOA – Kryeministri Berisha u nis sot në Kroaci për të marrë pjesë në samitin e Dubrovnikut, që trajton temën “Europa Juglindore, përballja me sfidat globale”, që zhvillohet në datat 9-10 korrik 2010.

Në samit marrin pjesë kryeministrat e Krocisë Jodranka Kosor, Italisë Silvio Berluskoni, Francës Francois Fillon, i Polonisë Danald Tusk, i Sllovenisë Borut Pahor, i Bullgarisë Boyko Borisov, i Malit të Zi Milo Gjukanovic, i Bosnje Hercegovinës Nikola Spiric, i Kosovës Hashim Thaçi, si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian dhe Parlamentit Europian.

Pjesë e delegacionit shqiptar është edhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta, i cili do të marrë pjesë edhe në takimin e vendeve të Kartës së Adriatikut.

Kryeministri Berisha do të jetë një nga folësit në sesionin e ditës së nesërme, ku do të trajtohet qeverisja ekonomike, bota pas krizës më të rëndë financiare dhe ecja drejt ekonomive të zhvilluara.

Në fjalën e tij, ai do të përqendrohet në zhvillimet ekonomike në vend, arritjet dhe përballimi i pasojave të krizës botërore.

Ndërkaq, gjatë qëndrimit në Dubrovnik, kryeministri Berisha do të ketë takime dypalëshe me homologë të tij, pjesëmarrës në samit.

n.e/NOA

KOMENTE