Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Malësi E Madhe, Vret Gruan, Arrestohet Nga Policia
English

Malësi E Madhe, Vret Gruan, Arrestohet Nga Policia

MALËSI E MADHE, 9 Korrik/ATSH-G. Marku/.-Një 52 vjeçar nga një fshat i Malësisë së Madhe ka vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri, duke u gdhirë dita e sotme. Ngjarja, sipas zëdhënëses së Drejtorisë së Policisë të Qarkut të Shkodrës, Fatbardha Çelepia, ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në komunën e Kastratit të rrethit të Malësisë së Madhe, kur 52 vjeçari Rrok Lekani, pas një grindjeje të çastit, ka qëlluar me automatik gruan e tij, Margarita Coli (Lekani), 41 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Forcat e policisë së komisariatit të Malësisë së Madhe, që shkuan menjëherë në vendngjarje, bënë të mundur arrestimin e autorit të kësaj ngjarjeje, 52 vjeçarit Rrok Lekani. Nga i njëjti burim mësohet se nga hetimet e para, dyshohet se shkak i kësaj ngjarje të rëndë ka qënë një grindje mes çiftit për motive xhelozie./s.s./
KOMENTE