Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba - Okb Dënon Sulmin E Veriut Kundër Anijes Luftarake Koreanojugore
English

Shba - Okb Dënon Sulmin E Veriut Kundër Anijes Luftarake Koreanojugore

NJU JORK, 9 korrik /ATSH-ANSA/ - Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dënoi sot me një deklaratë unanime "sulmin kundër anijes luftarake të Koresë së Jugut 'Cheochan' që implikon drejtpërdrejt Korenë e Veriut". Këshilli i Sigurimit "shpreh shqetësim të thellë" pasi një hetim nga pesë vende doli në konkluzionin se fajtore është Koreja e Veriut. Deklarata kërkon "marrjen e masave të përshtatshme dhe paqësore dhe dënimin e personave përgjegjës për incidentin". Fundosja e anijes luftarake koreanojugore, nga një silur që rezultoi të ishte lëshuar nga Veriut, i kushtoi jetën 46 marinarëve koreanoveriorë. Shumë vende, ndër të cilat Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Austria, Kanadaja dhe Suedia, e dënuan menjëherë sulmin dhe mbajtën një pozicion publik në mbështetje të Jugut. /e.v/
KOMENTE