Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Botërori, sot Uruguaji përballë Gjermanisë për vendin e tretë dhe medaljen e bronxit
English

Botërori, sot Uruguaji përballë Gjermanisë për vendin e tretë dhe medaljen e bronxit

Port Elizabet, 10 Korrik, NOA – Uruguaji gjendet sot përballë Gjermanisë në një ndeshje para-finale të kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”, për të zënë vendin e tretë në renditjen e fituesve të tij.

Kështu, siç bëhet me dijeni nga mediat vendase, ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin Port Elizabet të Afrikës së Jugut, ndërsa nesër e gjithë bota i ka sytë po nga ky vend për të mësuar finalistin e kampionatit Botëror.

Ai do të zgjidhet nga ndeshja Spanjë-Holandë, dy skuadrat të cilat ia kanë dalë deri tani të mposhtin kundërshtarët dhe të klasifikohen në krye të të gjithëve në finalen e madhe të këtij botërori.

Nga ana e tij, trajneri i Uruguajit, Tabarez, është shprehur se lojtarët e ekipit të tij do të zbresin në fushë me të njëjtin entuziazëm si gjithnjë.

“Jemi përgatitur për të luftuar deri në vdekje", shtoi ai.

Ndërsa pala gjermane, e hidhëruar, duket s epo shkon në këtë finale të vogël, me zemër të hidhur, pasi ishte përgatitur të fitonte titullin e madh.

Kjo pasi, Gjermania nuk arriti të kualifikohej në finale, falë fitores së Spanjës në gjysëm-finale me rezultatin 0-1.

"Gjithsesi, sot do të jemi 100 % të përqendruar në ndeshjen me Uruguajin dhe do kërkojmë me çdo kush fitoren, pasi vendi i tretë gjithsesi, është më i mirë se ai i katërt”, ka thënë menaxheri i kombëtares gjermane, Oliver Bierhof.

n.e/NOA

KOMENTE