Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekspertët kinezë: UFO, mund të kete qenë një raketë amerikane
English

Ekspertët kinezë: UFO, mund të kete qenë një raketë amerikane

Pekin, 10 korrik- NOA- Mbetet misterioze "origjina” e objektit të paidentifikuar fluturues që të enjten shkaktoi përkohësisht mbylljen e një aeroporti në Kinë.

Sipas “China Daily” hetimi i hapur në aeroportin e Hangzhou (Kinë) nuk ka dhënë ende rezultate. Një punonjës i aeroportit ka thënë se radari nuk ka mundur të kapë asgjë.

Dy foto (fotot që ju shihni) të bëra nga dëshmitarë të rastit janë dëshmitë e para të objektit të paidentifikuar fluturues që ka detyruar autoritetet kineze të mbyllin përkohësisht aeroportin e Hangzhout, ku dhe dhjetëra fluturime u anulluan.

Sipas dëshmitarëve objekti fluturues ishte me një bisht shumë të gjatë; dikush tjetër është betuar se e ka parë objektin ne fjale pasditen e së martës dhe dukej sikur ai i vidhej dikujt.

Ndërsa ekspertë kinezë pohojnë se pamja e çuditshme mund të ketë qenë një raketë amerikane balistike ndërkontinentale në momentin e shpërbërjes.

Lidhur me çështjen në fjalë pritet të dalë më vonë sot një deklaratë zyrtare.

a.e./NOA

KOMENTE