Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bosnje-Hercegovinë - Përkujtohet 15-Vjetori I Masakrës Së Srebrenicës
English

Bosnje-Hercegovinë - Përkujtohet 15-Vjetori I Masakrës Së Srebrenicës

SREBRENICË, 11 korrik /ATSH-AFP/ - Të paktën 50 000 persona pritet të marrin pjesë sot në 15-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, në Bosnje, ku humbën jetën rreth 8 000 myslimanë boshnjakë, në korrik 1995. Masakra e kryer nga forcat serb-boshnjake në fund të luftës së Bosnjes (1992-95) është konsideruar gjenocid nga drejtësia ndërkombëtare. Ceremonitë civile dhe fetare duhet të fillojnë në orën 09:00 GMT. Ato do të fillojnë me varrosjen e eshtrave të 775 viktimave të masakrës, në qendrën memoriale të Potocarit, ku aktualisht ndodhen edhe 3 749 viktima të tjera. Sipas organizatorëve në këto ceremoni do të marrin fjalën edhe kryemimistri belg, Yves Leterme, vendi i të cilit ka presidencën e radhës të BE-së si edhe kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan. Në ceremoni do të jenë të pranishëm edhe ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner dhe presidenti serb, Boris Tadiç. Me një rezolutë të miratuar në mars, parlamenti serb ka dënuar masakrën e Srebrenicës./ a.jor.
KOMENTE