Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Izrael - Policia Merr Në Pyetje Olmert Për Skandalin E Pasurive Të Patundshme
English

Izrael - Policia Merr Në Pyetje Olmert Për Skandalin E Pasurive Të Patundshme

JERUSALEM, 11 korrik /ATSH-AFP/ - Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert u pyet sërish nga policia në kuadër të një hetimi në lidhje me çështjen "Holyland", një skandal i madh për pasuritë e patundshme në Jerusalem, njoftoi sot një zëdhënës i policisë. Ai u mor dy herë në pyetje në muajin maj nga hetuesit e brigadës së mashtrimeve. "Ehud Olmert u dërgua sot në mëngjes në selinë e brigadës në Lod pranë Tel-Aviv-it'', theksoi zëdhënësi Micky Rosenfeld. Ai dyshohet për spastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre në kohën që ka qenë kryetar Bashkie në Jerusalem dhe ministër i Tregtisë dhe Industrisë. Sipas medias, Olmert dyshohet për marrje rryshfetesh që arrijnë shumën e 700 000 eurove për t'i hapur dritën e gjelbërt projektit "Holyland", një kompleks gjigand në Jerusalem, në kohën që ai ushtronte funksionin e kryetarit të Bashkisë (1993-2003)./ /ec/
KOMENTE