Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeminstri Berisha: Masakra E Srebrenicës Genocidi Me I Eger I Pas Luftes Se Dyte Boterore
English

Kryeminstri Berisha: Masakra E Srebrenicës Genocidi Me I Eger I Pas Luftes Se Dyte Boterore

Në 15 vjetorin e masakrës masivë të Srebrenicës- TIRANË, 11 Korrik /ATSH/.- Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha e cilesoi sot, Masakrën e Srebrenicës si "genocidin më të egër, më mizor, të pas Luftës së Dytë Botërore". Në një mesazh në 15 vjetorin e masakrës masive të Srebrenicës, kreu i qeverisë shprehej se "në këtë përvjetor zije, dhimbja, përgjegjësia, por edhe lëndimi i ndërgjegjes së njerëzimit, për këto mijëra e mijëra jetë të pafajshme, të marra mizorisht, janë më të mëdha se 15 vjet më parë. Kjo sepse ende autori kryesor, kryexhelati i këtij genocidi, Radko Mlladiç dhe shumica e xhelatëve të saj gjenden të lirë". "Mbi 8 mijë civilë, burra, gra, fëmijë, të vendosura nën mbrojtjen të trupave të OKB, u ekzekutuan dhe shfarosën nga falangat e Millosheviçit e Mlladiçit, vetëm e vetëm për përkatësinë e tyre etnike dhe besimin e tyre fetar, thuhej në këtë mesazh. "Shpirtrat e fëmijëve, grave, të rinjve, të moshuarve, viktima të Srebrenicës, kërkojnë nga njerëzit e lirë, qeveritë e tyre, OKB-ja, drejtësi. Ata do të mund të prehen të qetë, vetëm atëherë kur xhelatët e tyre do të marrin dënimin më të rëndë që meritojnë", përfundonte mesazhin e tij kryeministri Sali Berisha. /f.n/
KOMENTE