Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nju Jork: Ndalohet duhani në plazhe dhe parqe
English

Nju Jork: Ndalohet duhani në plazhe dhe parqe

Nju Jork, 11 Korrik NOA/Rid Bulku - Të ndalohet tymosja e cigareve në plazhe si në Cony Island ose në Central Park. Ky është qëllimi i fushatës së iniciuar nga kryetari i bashkisë në Nju Jorkut, Michael Blumberg.

“Jemi në bisedime për ndalimin e duhanit në plazh dhe parqe. Njerëzit e duan këtë gjë. Në qoftë se unë do të shkoj të pyes, do të më thonë se nuk dëshirojnë praninë e duhanpirësve rreth tyre”, - tha Bloomberg, para se të marrë një vendim përfundimtar.

Në brigjet e Cony Island ose në Central Park, së shpejti nuk do të mundësohet ndezja e një cigareje.

Që prej zgjedhjes së tij, Bloomberg, ish-duhanpirës, ka nisur një kryqëzatë të ashpër kundër pirjes së duhanit. Për të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me këtë fakt, kryetari i bashkisë është në pritje të raportit përfundimtar të këshilltarit të shëndetit, Thomas Farley, i cili ka deklaruar se personalisht do të jetë në favor.

Bloomberg ka theksuar se një vendim i tillë krahas anës shëndetësore, është duke u realizuar edhe për estetikë, pasi bishtat e cigareve të hedhura në tokë dëmtojnë rëndë rrugët.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut-ut në vitin 2003, arriti të miratonte ndalimin e pirjes së duhanit në bare dhe restorante të qytetit.

Ai gjithashtu ka rritur me taksa mjaft të rënda dhe ata persona të cilët blejnë një paketë cigaresh ku në kohët e fundit një paketë mund të kapë dhe vlerën e 10 dollarëve.

Në shtetin e Nju Jorkut, pirja e duhanit është e ndaluar në 10 qarqe, ndërsa në 34 të tjerë ndalimi i duhanit zbatohet rregullisht në parqe.

r.b/NOA

KOMENTE