Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shfaqja e Shën Mërisë, Vatikani thërret 6 vizionarët (VIDEO)
English

Shfaqja e Shën Mërisë, Vatikani thërret 6 vizionarët (VIDEO)

Vatikan, 12 Korrik 2010 NOA/ Rid Bulku - Gjashtë vizionarët e Medjugorje (Bosnjë Hercegovinë), duhet të paraqiten në Vatikan dhe me shumë mundësi që pas verës.

Ata duhet t’u përgjigjen pyetjeve të komisionit të hetimit, e cila është ngarkuar për të hedhur dritë mbi shfaqjen e aluduar të Shën Mërisë, ngjarje e cila ka pasur dëshmitarë të vazhdueshëm që nga 24 qershori i vitit 1981.

Lajmi është bërë i ditur nga siti Papanews. Me sa duket ata do të japin 10 sekretet që Shën Maria u kishte besuar atyre.

Ftesa zyrtare - thotë siti - nuk ka nisur ende, por orientimi i anëtarëve të Komisionit është njohja dhe të pyetja e personave të cilët kanë qenë protagonistë të tregimit.

{youtube}uza8da2TYas{/youtube}

Komisioni, i cili mori këtë detyrë marsin e kaluar dhe është duke punuar për të hedhur dritë mbi ngjarjet mbinatyrore që tërheqin miliona pelegrinë nga e gjithë bota, në qytetin e vogël të Bosnje-Hercegovinës, tashmë është informuar nga peshkopi i Mostarit për marrëdhëniet e tij me vizionarët.

Në përfundim të hetimit dhe pasi të kenë shprehur mendimin e tyre, do të jetë fjala për Komisionin e “Ruini”.

r.b/NOA

KOMENTE