Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Videolajm - “Më pëlqen të luaj me peshkaqenët”
English

Videolajm - “Më pëlqen të luaj me peshkaqenët”

Tiranë, 12 Korrik 2010 NOA/ Rid Bulku - Zonja dhe zotërinj, këtu vjen peshkaqeni i madh i bardhë (Carcharodon carcharias), vrasësi më i egër i shtatë deteve. Por siç shihni në pamjet më poshtë, më shumë se një peshkaqen, protagonist në këtë video duket të jetë “peshkaqenësh”: luan, rrotullohet në ujë dhe lejon të kapet dhe nga bishti.

{youtube}C6trY0RdVEU{/youtube}

Ai që noton së bashku me peshkaqenin e frikshëm është Mike Rutzen, një ish peshkatar zhytjesh profesionist nga Afrika e Jugut, i cili është pjesëmarrës i një sporti që kërkon zhytjen në mes të peshkaqenëve pa mbrojtje.

Rutzen, me përvojë të madhe ndaj peshkaqenëve të bardhë, prej vitesh ka luftuar për mbrojtjen e kësaj specie, e cila është e kërcënuar seriozisht për mbijetesë nga ndotja, zbrazja e deteve dhe peshkimi sportiv.

Me këto imazhe, dhe të tjera si puna e saj, Rutzen dëshiron të provojë se këto peshkaqenë të frikshëm mund të trajtohen pa frikë, me kusht që njerëzit të mësojnë sjelljet dhe gjuhën e tyre.

r.b/NOA

KOMENTE