Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spanjë - Një Turmë E Madhe Njerëzish Pret Kampionët Në Qendër Të Madridit
English

Spanjë - Një Turmë E Madhe Njerëzish Pret Kampionët Në Qendër Të Madridit

MADRID, 12 korrik /ATSH-ANSA/ - Autobusi i hapur i kombëtares kampione të botës u zhyt rreth orës 20:00 në turmën e ngjyrosur me të kuqe që priste e paduruar heronjtë e Spanjës në qendër të Madridit, në sheshin Moncloa. Në qytet, rrugët që do të përshkojë autobusi janë mbushur me njerëz dhe janë ngjyrosur me të kuqe dhe ngjyrën e artë të flamurit kombëtar. Televizioni shtetëror flet për më shumë se një milionë persona në pritje të kampionëve të botës në qendër të Madridit. Në katin e dytë të autobusit, futbollistët festojnë duke përshëndetur tifozët dhe duke pirë birrë, dhe me sa duket edhe koktej. Sipas televizionit Rtve, festa që ka nisur në qytet është shumë më e madhe se ajo e dy viteve më parë, kur ekipi u kthye në shtëpi me kupën e Evropës. /e.v/
KOMENTE